Bëhu ekspert/e në Photoshop me Festinën

Kush është Festina?

  • Festina ka përfunduar studimet master në Universitetin e Prishtinës.
  • Ajo zgjeroi horizontet dhe afësitë e saj teknike duke punuar në projekte të mëdha, ku sot gëzon 3 vite përvojë pune në fushën e arkitekturës.
  • Aktualisht Festina punon si arkitekte në një ndër kompanitë më të sukseshme në vend Pozhegu Brothers, ku aty është e përfshirë në të gjitha pikat e zhvilimit të ndërtesave duke filluar nga konceptet deri tek fazat përfundimtare të tyre.
  • Përkushtimi i saj ndaj dizajnit të qëndrueshëm dhe të pasurit sy të mprehtë ndaj detajeve janë dy pika të forta që e kanë karakterizuar qysh nga fillimi i studimeve. Duke filluar nga koncepti deri tek përfundimi i projektit, ajo arrinë të menaxhojë gjithë procesin arkitektonik, duke siguruar një përzierje të pandërprerë të vizionit artistik dhe zbatimit praktik.
  • Kur flasim për vizionin artistik, flasim për një pike e cila ka shtyer atë që të zhvillojë njohuritë më tutje edhe në programet të cilat arrijnë të realizojnë idenë në një dizajn bindës dhe artistik. Ku ndër këto programe është Adobe Photoshop, i cili konsiderohet si një ndër softuerët më inovativ sa i përket dizajnit arkitektonik.

Bsc. Arch. Festina Muhaxheri

Gjatë karrierës së saj, Festina ka zhvilluar një aftësi të thellë në përdorimin e Adobe Photoshop si një mjet i fuqishëm në fushën e dizajnit arkitektonik dhe vizualizimit. Ekspertiza e saj shtrihet në aspekte të ndryshme të softuerit, duke përfshirë:
  1. Dizajnin Konceptual:
  • Përkthimin e koncepteve arkitekturore në paraqitje vizuale
  • Krijimin e tabelave, skicave konceptuale dhe pamjeve paraprake të dizajnit.
  1. Renderimin dhe Vizualizimin:
  • Interpretimin e 3D-ve fotorealiste të cilat shfaqin detajet e dizajnit.
  • Përdorimin e teknikave të avancuara të paraqitjes së ndriçimit, materialeve, teksturave dhe marrdhënieve hapësinore.
  1. Editimin i Imazheve:
  • Editimin e fotografive (renderave) me qëllim theksimin e veçorive të dizajnit dhe për të përcjellë estetikën e synuar.
  1. Paraqitjen Grafike:
  • Lehtësimin e komunikimit me klientim përmes prezantimeve vizuale tërheqëse , duke ndihmuar në procesin e vendimmarrjes.
 
Në thelb, Adobe Photoshop nuk është vetëm një mjet softuerësh por është një pjesë integrale e procesit krijues, duke lejuar të sjellë në jetë vizionet arkitekturore me saktësi dhe finesë artistike.
Andaj qëllimi kryesor i trajnimit në Adobe Photoshop, është të përmirësojë dhe zhvilloj aftësitë tuaja në botën e dizajnit si një mjet i gjithëanshëm në praktikën arkitekturore.
Before
After

Planprogrami

  • Prezantimi i programit dhe synimi i kursit.
  • Eksplorimi i veglave të thjeshta të toolbar-it dhe funksionet e tyre.
  • Demonstrim i teknikave për transformimin e fotove (ndryshimi i madhësisë, rotacioni, kthimi).
  • Përshkrimi i layers dhe praktikat e mira për organizimin dhe redaktimin e tyre.
  • Udhezime për ruajtjen e fajllave në mënyrë efikase dhe të sigurt.
  • Demonstrim i veglave për selektim të pjesëve të imazhit.
  • Krijimi i një kolazhi duke përdorur imazhe të ndryshme.
  • Përdorimi i veglave të brushes dhe eraser për ndryshime të detajuara në imazh.
  • Aplikimi i hijeve për të përmirësuar pamjen e objekteve në imazh.
  • Explorimi i opsioneve të stilimit të layer-ëve për një efekt të mëtejshëm vizual.
  • Krijimi i efekteve të teksturave dhe materialeve në imazh.
  • Përdorimi i veglave për prerje dhe krijimi i formave të ndryshme në imazh.
  • Demonstrim i përdorimit të veglave për korrektim të defekteve në imazh.
  • Përdorimi i efekteve për ndërrim të stinëve, reflektimi, gaussian blur, lens blur, motion blur etj.
  • Demonstrim i teknikave për shtimin e tekstit, krijimi i ikonave, postereve, logot, dhe analizat.

3 shembuj pse përdoret kaq shumë Adobe Photoshop nga Arkitektët!

  • Vizualizimi i Projekteve – Arkitektët përdorin Photoshop për të krijuar vizualizime të projekteve të tyre. Përmes manipulimit të teksturave, ngjyrave dhe ndriçimit, ata e paraqesin projektin në mënyrë tërheqëse dhe të realistike për klientët dhe publikun.
  • Korrektimi i Imazheve Fotografike Duke përdorur teknikat e Photoshop, arkitektët korrigjojnë dhe përmirësojnë fotografitë e marrë gjatë inspektimit të terrenit, duke siguruar se ato janë të përshtatshme për prezantim dhe analizë.
  • Krijimi i Portofolit Arkitektët përdorin Photoshop për të krijuar portofoliot e tyre, duke prezantuar projektet në një mënyrë tërheqëse dhe të organizuar. Ky është një mjet i rëndësishëm për të demonstruar aftësitë dhe përvojën e tyre në fushën e arkitekturës.
Me këto shembuj të përdorimit dhe avantazheve që ofron, Adobe Photoshop shpërfaq një mjet të rëndësishëm për arkitektët, duke i ndihmuar ata të krijojnë projekte të përsosura dhe të bëjnë ndryshime të nevojshme me efikasitet. Ky software siguron një mjedis të përshtatshëm dhe të avancuar për manipulimin e imazheve dhe prezantimin e projekteve arkitektonike me impakt vizual të jashtëzakonshëm.