Bëhu ekspert/e në Archicad me Diellzën

Kush është Diellza?

  • Diellza ka përfunduar me sukses studimet master në Universitetin e Prishtinës. Me më shumë se 4 vjet përvojë pune si arkitekte, ajo ka zhvilluar një ekspertizë të thellë në përdorimin e programit softuerik Archicad dhe është e çertifikuar nga kompania prestigjioze Graphisoft.
  • Sfidat e projekteve të ndryshme në të cilat ka qenë e përfshirë si arkitekte e kanë përgatitur për rolin aktual si menaxhere e projekteve në kompaninë MUR Workshop.
  • Kombinimi i aftësive teknike dhe menaxheriale i ka lejuar të koordinojë me sukses projekte të ndryshme dhe të sigurojë që të gjitha punimet të kryhen me efikasitet dhe cilësi të lartë.
  • Së fundi Diellza ka vendosur që pasionin dhe njohuritë e saj ti ndajë edhe me të tjerët duke u bërë pjesë akademisë Vizual.
  • Ajo ka zgjedhur për të kontribuar në avancimin e fushës së arkitekturës dhe për të ndihmuar të rinjtë dhe profesionistët e tjerë të zhvillojnë aftësitë e tyre në arkitekturë dhe teknologjinë e softuerit.
  • Ajo është një burim frymëzimi për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e kësaj bote kreative dhe sfiduese.

Msc. Arch. Diellza Hajrizi

Planprogrami

• Hyrje në ArchiCAD dhe rëndësia e tij në dizajnin arkitekturor.
• Vështrim i përgjithshëm i ArchiCAD-it: menutë, shiritat e veglave, paletat dhe dialogu i
cilësimeve të veglave.
• Bazat e navigimit: zhvendosja, zmadhimi dhe rrotullimi i pamjes.
• Krijimi i një projekti të ri dhe preferencat e projektit.
Hyrje në vegla të ndryshme vizatimi në ArchiCAD, duke përfshirë: line, arch, polyline,
spline dhe fills.
• Vizatim dhe editim: Lëvizja, rrotullimi dhe shkallëzimi i objekteve.
• Pasqyrimi dhe kopjimi i elementeve.
• Prerja dhe zgjatja e vijave.
• Eksplorimi i opsioneve Offset dhe Fillet/Chamfer.
• Përdorimi i snaps dhe udhëzimeve për vizatim të saktë; Përdorimi i opsioneve të
shumëzimit.
• Grupimi dhe çgrupimi i elementeve.
• Hyrje në elementet arkitekturore.
• Vendosja e mureve dhe rregullimi i vetive të tyre (lartësia, gjerësia, materialet).
• Shtimi i shtyllave dhe trarëve në projekt.
• Vendosja e dyerve dhe dritareve në mure.
• Përshtatja e parametrave të dyerve dhe dritareve (madhësia, stili, drejtimi i hapjes).
• Puna me hapje në mure, editimi ne pergjithesi.
• Krijimi i kulmeve 3D duke përdorur Roof.
• Projektimi i shkallëve dhe vendosja e tyre në projekt.
• Teknikat bazë të modelimit 3D për elementet arkitekturore.
• Të kuptuarit e konceptit të kateve dhe se si ato lidhen me objektin/modelin.
• Krijimi dhe menaxhimi i kateve.
• Vendosja e elementeve në kate specifike.
• Mjetet dhe teknikat e dimensionimit.
• Shtimi i tekstit dhe emertimeve.
• Krijimi i një planimetrie të thjeshtë me dimensione.
• Hyrje në dritaren 3D dhe navigimin 3D.
• Krijimi i një pamjeje bazë 3D të projektit.
• Përdorimi i layer-ave për organizim dhe kontrollim.
• Krijimi i kombinimeve të layer-ave të personalizuara për pamje të ndryshme.
• Menaxhimi i vetive të layer-ave.
• Hyrje në veglën Morph për krijimin e formave të vecanta 3D.
• Modelimi i elementeve komplekse arkitekturore me Morph.
• Aplikimi i materialeve në objektet Morph.
• Eksplorimi i komponentëve dhe shtresave të murit për lloje komplekse të mureve.
• Shtimi i izolimit dhe mveshjeve në mure.
• Krijimi i “Custom profile” për mure për t’iu përshtatur kërkesave specifike të
projektimit dhe aplikimi i profileve në mure.
• Kuptimi i librarive të materialeve dhe teksturave.
• Caktimi i materialeve për elementet në projekt.
• Përshtatja e vetive të materialit.
• Vështrim i përgjithshëm i veglave Section dhe Elevation në ArchiCAD.
• Vendosja e prerjeve dhe fasadave për të përcaktuar vendndodhjen dhe orientimin e
tyre.
• Gjenerimi i prerjeve të objektit ne model.
• Rregullimi i vijës së prerjes, shtrirjes dhe përpjesës së prerjeve.
• Krijimi i stileve të personalizuara të prerjeve dhe fasadave që të përputhen me
kërkesat e projektit.
• Rregullimi i vijave, paraqitjes se materialeve dhe cilësimet e tjera grafike.
• Menaxhimi dhe organizimi i stileve të prerjeve dhe fasadave.
• Krijimi I “Views” për paraqitje të ndryshme të projektit.
• Krijimi i fletave për printim.
• Shtimi i “Views” në fleta dhe rregullimi i paraqitjes së tyre.
• Krijimi i pamjeve 3D dhe këndeve të kamerës për prezantime.
• Krijimi dhe editimi i “3D dokumenteve” për prezantime.
• Përpilimi i seteve për primtim dhe prezantim të projektit.
• Eksportimi i fletave/ seteve në formate të ndryshme.
• Menaxhimi i emërtimit dhe organizimit të seteve për publikim.