Bëhu ekspert/e në Archicad me Blertën

Kush është Blerta?

  • Blerta ka përfunduar studimet master në Universitetin e Prishtinës dhe ka mbi 5 vite përvojë profesionale në fushën e arkitekturës, duke u angazhuar në projekte të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.
  • Ajo ka bashkëpunuar me arkitektë në Gjermani dhe Zvicër, duke avancuar ndjeshëm aftësitë e saj në përdorimin e BIM-it dhe në menaxhimin e projekteve sipas standardeve bashkëkohore profesionale.
  • Poashtu ka qenë e angazhuar në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në kuadër të USAID-it, ku ka kontribuar në zhvillimin e një databaze hapësinore për identifikimin e lokacioneve me potencial për energji të ripërtëritshme në Kosovë.
  • Blerta zotëron kompetenca të jashtëzakonshme në përdorimin e softuerit Archicad. Pas një përvoje të gjatë me këtë program, ajo ka vendosur që përmes Vizual Academy të ndajë njohuritë e saj të avancuara në fushën e BIM-it në përgjithësi, dhe veçanërisht në përdorimin e Archicad-it.
  • Si trajnere, ajo aplikon një qasje praktike dhe të strukturuar, duke ofruar udhëzime të qarta dhe të detajuara hap pas hapi. Ajo synon që studentët të zhvillojnë aftësi konkrete dhe të aplikueshme në tregun e punës, duke i përgatitur për sfida reale dhe projekte profesionale.
ChatGPT Image Mar 29, 2026, 04_09_11 PM

Msc. Arch. Blerta Mulliqi

Planprogrami

  • Orientimi në hapësiren e punës
  • Njohja me menutë dhe shiritin e veglave të punës
  • Vizatimi me line, polyline, arch, spline dhe fill
  • Editimi, zhvendosja, kopjimi, pasqyrimi dhe shumëzimi i elementeve
  • Përdorimi i snaps dhe guidelines për vizatim të saktë
  • Vendosja dhe editimi i mureve
  • Puna me mure të thjeshta dhe mure me shtresa
  • Vendosja e shtyllave, trarëve dhe mundësitë e editimit të tyre
  • Vendosja e pllakave
  • Vendosja dhe përshtatja e parametrave të dyerve dhe dritareve
  • Përdorimi i hapjeve në elemente të ndryshme
  • Projektimi dhe vendosja e shkallëve
  •  Vendosja dhe editimi i gardhit
  • Krijimi i kulmit me veglën Roof dhe Shell
  • Puna me veglën Mesh
  • Përdorimi i veglës Morph dhe Complex Profiles për krijimin e formave te veçanta 3D
  • Përdorimi i layer-ave per organizimin e projektit
  •  Krijimi i kombinimeve të layer-ave per paraqitje të ndryshme të projektit
  • Vendosja e prerjeve dhe fasadave në projekt
  •  Editimi i tyre
  •  Aplikimi i materialeve
  • Importimi i materialeve dhe editimi i tyre
  • Krijimi i Views për paraqitje të ndryshme të projektit
  •  Krijimi i pamjeve 3D dhe rregullimi i këndeve të kamerës
  • Krijimi i fletave për printim
  • Ruajtja dhe eksportimi i tyre
  • Mësimdhënia do të jetë kombinim praktik dhe teorik dhe do të ketë projekt final në fund.

Nga njohuritë bazë deri te prezantimi final – projekt i një shtëpie individuale i realizuar nga studentët e grupit të shkurtit.

  • Ky projekt përfaqëson një proces të plotë dhe të strukturuar pune në Archicad, ku studentët kanë kaluar nëpër të gjitha fazat e zhvillimit të një projekti arkitektonik sipas metodologjisë BIM. Fillimisht, ata kanë përvetësuar përdorimin e veglave dhe komandave kryesore, duke ndërtuar një bazë të fortë në logjikën e modelimit digjital.
  • Në vijim, është zhvilluar faza e projektimit 2D, ku është punuar në organizimin funksional të hapësirave dhe dimensionimin e saktë të elementeve arkitektonike. Projekti më pas është avancuar në modelim 3D, duke integruar materiale, ndriçim dhe detaje për të arritur një paraqitje vizuale realiste dhe bashkëkohore.
  • Në fazën përfundimtare, studentët kanë përgatitur prezantimin profesional të projektit, duke mësuar njëkohësisht mënyrën e duhur të organizimit dhe menaxhimit të fajllave.
  • Një rrugëtim i plotë profesional – nga bazat deri te një projekt i finalizuar, i realizuar tërësisht në Archicad.

Nga veglat bazë deri te prezantimi final – Projekt i një shtëpie individuale nga studentët e grupit të janarit

  • Ky projekt është realizuar nga studentët e grupit të janarit në Vizual Academy, duke ndjekur një proces të plotë dhe profesional pune në Archicad.
  • Fillimisht, studentët kanë filluar me mësimin bazë të veglave dhe komandave kryesore në Archicad, duke kuptuar logjikën e modelimit BIM. Më pas kanë kaluar në zhvillimin e planeve 2D, duke krijuar organizimin funksional të hapësirave dhe dimensionimin e saktë të projektit.
  • Në fazën tjetër, projekti është avancuar në modelim 3D, ku janë aplikuar materialet, dritat dhe detajet arkitektonike për të arritur një vizual realist dhe modern. Në fund, studentët kanë përgatitur prezantimin profesional të projektit dhe kanë mësuar mënyrën e duhur të organizimit dhe ruajtjes së fajllave.
  • Një proces i plotë – nga zero deri në projekt final, i realizuar 100% në Archicad.