Në vitin 2018 Vizual Academy filloi me kursin përgatitor për nxënësit të cilët synonin Arkitekturën, si profesion të karrierës së tyre.
Më pas në vitin 2019 kjo akademi është zgjeruar duke inkuadruar në shërbime edhe trajnimet softuerike për Arkitekturë.
Që nga ajo kohë kemi zhvilluar metoda të ndryshme të zhvillimit të trajnimeve dhe kemi rritur kualitetin e mësimdhënies.
Kjo qendër trajnuese filloi me arkitektët (motër dhe vëlla) Rabije dhe Arbnor Halili, por nuk do të zhvillohej në këto përmasa pa ndihmën e partnerëve të akademisë Vizual. Kliko këtu dhe njihu me të gjithë partnerët e akademisë.
Çdo ditë e më shumë në këtë qendër po bashkangjiten trajnerë të kualifikuar dhe profesional, ku permes bashkëpunimeve te tilla dhe vizionit të qartë, po rriten vazhdimisht rezultatet dhe sukseset e akademisë Vizual.